BEJTE f.kryes.sh.
1. Vjershë, zakonisht me strofa prej dy vargjesh, karakteristike për poezinë e vendeve të Lindjes, që u përhap në Shqipëri në shekujt XVII-XVIII; vjershë lirike a satirike, që thuret nga një poet popullor zakonisht aty për aty; shak. vjershë humoristike, që dy veta ia ngrenë njëri-tjetrit aty për aty. Bejte në shkop bejte që dy veta krijojnë aty për aty për njëri-tjetrin, bejte hidh e prit. Bën (nxjerr) bejte. I ngjiti bejte.
2. keq. Vargje pa vlerë, vjershë e keqe. Shkruante bejte.