Skip Navigation or Skip to Content
X
BEKOJ kal.
1. fet. I jap dikujt a diçkaje hirin e perëndisë, sipas paragjykimeve fetare, zakonisht duke i bërë kryqin dhe duke shqiptuar lutje; e bëj të shenjtëruar me anë të një riti (në vendet ku vepron feja e krishterë; në të kaluarën edhe në Shqipëri). Bekonte njerëzit (bereqetin, bukën, ujin, shtëpinë). Bekoi martesën.
2. bised. I uroj dikujt mbarësi e lumturi; i jap uratën; kund. mallkoj. Bekoi djalin.
3. bised. I shpreh dikujt falënderimin; i jam mirënjohës dikujt a diçkaje, e lëvdoj me mirënjohje. Bekonte fatin (ditën).
4. keq. Shpreh miratimin për diçka të keqe; e nxit punën për ta vijuar diçka më tej. Kisha i ka bekuar fashistët.