Skip Navigation or Skip to Content
X
BEKUAR f.euf.
Sëmundja e lisë.
BEKUAR mb.bised.
1. fet. Që ka marrë bekimin, që i është bërë bekimi (sipas paragjykimeve fetare). Ujët e bekuar. Bukë (meshë) e bekuar.
2. fig. Që ka ose që jep të mira, i begatshëm; që është i mbarë, fatbardhë; kund. i mallkuar. Vend i bekuar. Tokë e bekuar. Pemë e bekuar. Kafshë e bekuar. Vit i bekuar. Dorë e bekuar.
3. Që ka marrë uratën; që pastë uratën; i uruar.
4. euf., bised. Që nuk është i mbarë e i pëlqyeshëm, që nuk e duam; që të mundon; që dëshirojmë të jetë i mirë e i mbarë; i uruar. Ky i bekuar shi i prishi të lashtat.
5. euf., bised. Përd. em. sipas kuptimit 4 të mbiemrit. * Gjithë ditën e bekuar gjithë kohën pa ndërprerje. Ujë i bekuar shak., thjeshtligj. raki.