Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    BELBËZOJ

    jokal.
    1. Më merret goja kur flas, i shqiptoj fjalët të ndërprera e të cunguara, më mbahet goja. Belbëzon lehtë.
    2. edhe kal. Nis të flas, mësoj të shqiptoj fjalët e para të palidhura, të paqarta e të cunguara (për fëmijët e vegjël). Ka nisur të belbëzojë. Belbëzon fjalët e para.
    3. kal. Them diçka nëpër dhëmbë, i shqiptoj fjalët jo qartë e përgjysmë, mërmërit, flas turbull; keq. llomotit. Belbëzoi diçka (me vete).