BELUSH m.sh.bot.
Shkurre e vogël e vendeve të ftohta, me gjethe përherë të gjelbra, me lule të vogla si këmborë ngjyrë trëndafili të hapur, që bën kokrra të vogla, të kuqe dhe pak të tharta; kokrrat e kësaj bime. Shkurre (kokrra) belushi. Mbledh (ha) belushë.