Skip Navigation or Skip to Content
X
BENZINË f.
Lëng i hollë e pa ngjyrë, me erë të fortë, i avullueshëm, i cili nxirret nga nafta, ndizet shpejt dhe përdoret për motorë, në industri etj. Benzinë e pastër. Erë benzine. Depo benzine. Motor me benzinë. Çakmak me benzinë. Pastroj me benzinë. Tret në benzinë. Ndizet si benzinë. Punon me benzinë. * I vuri benzinën e shkatërroi krejt, e përvëloi. I hodh benzinë (vajguri) zjarrit nxit grindjen e dy vetave, acaron edhe më shumë mosmarrëveshjet, ndez më shumë luftën. Lag drutë me benzinë nxit sherrin, i hedh benzinë zjarrit.