Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    BERIHA

    f. thjeshtligj.
    1. Thirrje kushtrimi, britmë për alarm; kushtrim. Dha (bëri, lëshoi) berihanë. Vuri (ngriti) berihanë. E ndoqi me beriha.
    2. përd. pasth. Përdoret si thirrje për ndihmë në rast rreziku.

      Shprehje

      • Pas berihasë siç bëjnë a siç thonë të tjerët, nga t'i thonë, pas shumicës; kuturu, kot. Për beriha për bujë, sa për të bërë zhurmë. E bën me beriha e bën me shumë zhurmë e bujë. I vuri berihanë e vuri dikë në lojë, e talli me të thirrura e me britma.