Skip Navigation or Skip to Content
X
BERR m.sh.
Bagëti e imët; një kokë bagëti e imët (si njësi numërimi). Mish berri. Lesh berrash. Dhjetë berra dhen (dhi). Ruaj (kullot) berrat. Shkoj me berra. Theri një berr. * I bëri berra i bëri copa-copa, i griu, i dërrmoi. Çdo berr varet nga këmbët e veta fj.u. a) secili përgjigjet për punën e vet, secili i del zot vetes; b) çdo njeri duhet trajtuar dhe vlerësuar sipas veçorive që ka, duhet parë më vete pa e futur në një thes me të gjithë të tjerët.