Skip Navigation or Skip to Content
X
BESË f.
1. Fjalë e dhënë për diçka të rëndësishme, premtim që jepet me dëshirë dhe me sigurinë se do të mbahet, fjalë e nderit për të plotësuar medoemos një detyrim që merret përsipër. Besa shqiptare. Besa e burrit. Fjala e besës. I jap besën. I rri në besë. Shkeli (theu, ktheu) besën. I doli nga besa. Besa e shqiptarit si purteka e arit. fj.u. Besa e burrit-pesha e gurit. fj.u.
2. Bindja në çiltërinë e ndershmërinë e dikujt, besimi i plotë te dikush a te diçka. Ka besë mund t`i besohet. I zë (i jap) besë i besoj. Ia la në besë.
3. vjet. Zotim që shtëpia e një të vrari i jepte vrasësit ose familjes së tij, që brenda një afati të caktuar të mos e merrte gjakun prej tyre; pezullim i armiqësisë ose i gjakmarrjes ndërmjet fiseve a katundeve në kohë të vështira, që arrihej me marrëveshje dhe sigurohej me fjalën e dhënë nga të dy palët; koha sa zgjaste ky zotim ose pezullim. I dha besë. Lidhi besë. Prishi besën. E vrau në besë. Zgjati besën.
4. vjet. Mbrojtja që gëzonte miku nga mikpritësi sa kohë qëndronte tek ai ose gjatë udhëtimit deri në një vend tjetër; ndore; premtimi që i jepej dikujt se nuk do të pësonte gjë të keqe gjatë qëndrimit në një vend. Ishte në besë të dikujt. E mori në besë. E thirri (i shkoi) në besë. I ra në besë. E zuri në besë. E preu (e hëngri, e vrau) në besë.
5. vjet. Marrëveshje për veprime të përbashkëta, që arrihej sipas fjalës së dhënë, besëlidhje. Lidhën besën. Vunë besë kundër dikujt u lidhën kundër dikujt. Kishte besë me dikë.
6. edhe sh. ~Ë, ~ËT bised. Besimi fetar, dogma dhe ritet e një feje; fe. Besë e fe. Ndërroi (la) besën. Besa e shqiptarit është shqiptaria. fj.u.
7. vjet. Besnikëri. E ruajti me besë.
8. përd. mb. ~ËS (i, e). Që e mban fjalën e dhënë, besnik. Njeri (burrë) i besës. Grua e besës. * Me besë që e mban fjalën e dhënë; që mund t’i besohet pa frikë, besnik. Për besë! a) për fjalë të nderit; b) me të vërtetë (si fj. ndërm.). Bashkuan besën vjet. shih te BASHKOJ. Si besa e gjarprit shih te GJARP/ËR, ~RI. S`pata besë mezi prisja, nuk më durohej. E preu (e hëngri) në besë a) e tradhtoi; b) nuk e mbajti fjalën e dhënë, e shkeli fjalën. Jo besa-besë e pesë e pesë po e dhe fjalën, duhet ta mbash. Mos i zër besë gjarprit! fj. u. shih te GJARP/ËR,~RI
9.