Skip Navigation or Skip to Content
X
BESNIKËRI f.
1. Të qenët besnik, vetia e njeriut besnik; ndjenjë e qëndrueshme e dashurisë për dikë; qëndrueshmëri e patundur në marrëdhëniet e në lidhjet me dikë, devotshmëri. Besnikëri e madhe (e patundur, e pakufishme, e pafund). Besnikëria e shokut (e bashkëshortëve, e burrit, e gruas). Besnikëria ndaj atdheut (ndaj popullit, ndaj Partisë). Provë besnikërie. Mungesë besnikërie. Mbroj me besnikëri.
2. Qëndrim i pandryshueshëm kundrejt zotimeve dhe detyrave; ndjekja dhe zbatimi me vijimësi e me këmbëngulje i parimeve, ideve, teorive, i një vije politike, i vendimeve, udhëzimeve etj. Besnikëria ndaj parimeve të marksizëm-leninizmit. Besnikëria ndaj vijës (ndaj idealeve) të Partisë. Ndjek (vë në jetë) me besnikëri.
3. Përputhje e plotë me të vërtetën ose me faktet; përpikëri kur riprodhojmë ose kur zbatojmë diçka. Përkthej (përshkruaj, kopjoj) me besnikëri. E jap me besnikëri. Luan me besnikëri një pjesë muzikore. Zbatoj me besnikëri (një projekt).