Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    BESUAR

    mb.
    1. Që gëzon besimin e plotë të dikujt; që është besnik. Njeri i besuar. Mik i besuar. Roje e besuar. Shtëpi e besuar.
    2. si em. ~, ~I (i) m. sh. ~, ~IT (të). Ai që gëzon besimin e plotë të dikujt; besnik. Të besuarit e tij.
    3. si em. ~, ~I (i) m. sh. ~, ~IT (të) vjet. Ai që ngarkohej nga dikush të kryente veprime në emër të këtij me fuqi të plota, ai që vepronte sipas porosive të dikujt.