Skip Navigation or Skip to Content
X
BETER mb.thjeshtligj.
1. I keq sa s'ka ku të vejë më; i shëmtuar; që s'ka fare vlerë. Fëmijë beter. Më betere se të tjerat.
2. Përd. em. sipas kuptimit të mbiemrit. * U bë beteri ndodhi një gjëmë e madhe, u bë një kasaphanë e vërtetë, u bë kiameti.
BETER ndajf.thjeshtligj.
1. Shumë, sa s'ka ku të vejë më, tepër. Beter i shëmtuar (i rëndë, i keq). I bukur (i lartë) beter. Të këqija beter. E do beter.
2. Shumë keq, aq keq sa s'ka ku të vejë më. Është (u bë) beter. I shkon puna beter. Për beter për faqe të zezë.