BEZDISSHËM mb.bised.
Që të sjell mërzi, i mërzitshëm; që të shqetëson me diçka të papëlqyeshme ose të padëshirueshme, që të ngatërrohet nëpër këmbë e s'të lë rehat. Njeri (fëmijë) i bezdisshëm. Punë e bezdisshme. Vend i bezdisshëm. Udhë e bezdisshme.