Skip Navigation or Skip to Content
X
BIBLIOGRAFI f.sh.
1. Klasifikim e përshkrim shkencor e sistematik i botimeve të ndryshme (i librave, i revistave etj.) për t'u bërë të njohura të tjerëve; degë e dijës, që merret me parimet, me kriteret e me metodat e këtij përshkrimi e klasifikimi. Bibliografia shqiptare. Bibliografi shkencore. Kritikë e bibliografi. Sektori i bibliografisë. Merrem me bibliografi.
2. Përmbledhje shënimesh e të dhënash të veçanta për libra, artikuj e botime të tjera, që lidhen me një çështje, me një temë ose me një fushë të caktuar; tregues i literaturës në një studim shkencor. Bibliografi analitike (kronologjike, tematike). Bibliografi e letërsisë shqipe. Bibliografi e gjuhësisë. Hartoj bibliografinë. Jap bibliografinë.