BIE II kal.
1. Mbart diçka nga vendi ku është dhe e sjell afër, sjell; e zhvendos, e sjell dikush nga larg në vendin ku jam unë; kund. shpie, çoj. E bie dollapin nga kati i dytë në të parin. E bie nga Shkodra në Tiranë. E bie tryezën afër dritares. I pruri me karrocë (me makinë, në krahë). I prunë eshtrat e rilindësit të shquar në atdhe. E prunë ujin (dritën elektrike) në fshat. Më bjer një kazmë (një lopatë, një darë)! I pruri një karrige. Më bjer një pjatë (një lugë)! Më bjer një gotë ujë! Bjerma ta shoh!
2. Marr e sjell diçka me vete, sjell diçka për një njeri; vet. veta III sjell, çon diku, nxjerr. I pruri një letër (një telegram). I pruri një dhuratë. Pruri një lutje (një kërkesë, një ankesë). Bjere edhe djalin kur të vish! Bie me vete. Lumi pruri kërcunj. E pruri rryma. E prunë me zor.
3. Vij e bëj të ditur, vij e njoftoj diçka, sjell një lajm a diçka tjetër, sjell. Pruri një lajm (të mirë,të keq). Ka prurë një përgjigje. Pruri të falat (përshëndetjet, falënderimet) e dikujt.
4. Nxjerr dhe parashtroj, paraqit; e sjell, e nxjerr atje ku dua. Bie prova (argumente, fakte). Bie një shembull (një citat). E pruri fjalën (bisedën, muhabetin). E bie në mend.
5. fig. Sjell një pasojë, shkakton; bëj të ketë; siguroj; sjell. Kjo erë bie shi. Bie dobi (të mira, mbarësi, gëzim). Bie shëndet. Pruri çrregullime (vështirësi, pengesa, fatkeqësi). Bie si pasojë. E pruri koha (rasti). Ja pruri mbarë. Sido që ta bjerë puna sido që të ndodhë, sido që të jetë. Ç'bie sahati, nuk bie moti. fj. u.
6. Tërheq për të ardhur, bëj të vijë; më sjell diku, më çon. E pru malli për djalin. Ç'erë (ç'e mirë) të pruri? Ç'dreq e pruri? thjeshtligj. Gjurmët e prunë deri në shtëpi.
7. Bëj të jetë, e sjell në një gjendje të caktuar. E bie në rregull (në vijë). E pruri në qejf (në vete). E pruri në terezi punën. bised. E pruri në atë ditë (në atë gjendje) e soll në një gjendje shumë të keqe. E pruri në fuqi. * E pruri (e solli) në din. dikë shih te DIN,~I. E pruri (e vuri) në dyzen shih te DYZEN,~I. E bie (e vë) në (për) fije (fill) diçka shih te FIJ/E,~A. E pruri kokën përçm. shih te KOK/Ë,~A. E pruri (e solli, e qiti) në jetë shih te JET/Ë,~A. E bie rrufull shih te RRUFULL. E pruri (e nxori, e çoi) rruga (udha) shih te RRUG/Ë,~A. Ma pruri (fjalën) në shteg shih te SHTEG,~U. Ia bie (ia sjell, ia hedh) fjalën rrotull (larg e larg) shih te RROTULL. Ma pruri zemrën në vend shih te ZEM/ËR,~RA
8. Ma pruri (ma solli) shpirtin në fyt (ndër dhëmbë) shih te FYT,~I.