Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    BIGË

    f. sh.
    1. Dru, degë a një send tjetër, që mbaron në njërën anë me një degëzim më dysh; vendi i degëzimit; secila nga anët e degëzimit. Biga e drurit. Biga e rrugës (e lumit). Degë me bigë.
    2. Shkop i gjatë, që ndahet më dysh në një anë dhe që përdoret për punë të ndryshme;, furkë, bigaçe. Biga e qerres. Biga e mullarit. Biga e plugut. Bigë për dushk. I vë një bigë. Mbaj me bigë.
    3. krahin. Mashë; darë prej druri. Kap (marr) me bigë. E trodhi me bigë. Vë në bigë.
    4. Tufë me lule në majë të një shkopi të vogël pak të çarë më dysh; tufë prej dy-tre sendesh të lidhura bashkë. Bigë me manushaqe. Bigë me qershi. Bigë misrash.
    5. Shkëmb me maje; vendi midis dy shkëmbinjve me majë; mal me dy maja. Vend me biga. Mal me biga. Hipi mbi një bigë.
    6. tek. Vinç i madh me dy krahë. Bigë lundruese! Biga «Adem Reka».
    7. përd. ndajf. Çift e drejt përpjetë. I ka mustaqet bigë. I bëri (i ngriti, i çoi) këmbët bigë. mostërf. vdiq; ngordhi. I bën (i ngre, i mban) veshët bigë i ngre veshët për të dëgjuar më mirë, përgjon me vëmendje të madhe, i bën veshët pipëz.

      Shprehje

      • Ra në bigë nisi të dyshojë; ra ne mëdyshje. E vuri (e shtiu, e futi) në bigë dikë e vuri në gjendje shumë të vështirë, e zuri keq.