Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    BILANC

    m. sh.
    1. fin. Përfundim që del nga krahasimi i të ardhurave me shpenzimet; pasqyrë përmbledhëse me këtë përfundim: bilanc vjetor; bilanc aktiv bilanc me të ardhura më të mëdha se shpenzimet; bilanc pasiv bilanc me shpenzime më të mëdha se të ardhurat; bilanci i pagesave; / ek. shprehje me shifra e marrëdhënieve ndërmjet anëve të një veprimtarie: bilanc tregtar.
    2. fig. libr. Vështrim përmbledhës i arritjeve në një fushë veprimtarie gjatë një kohe; përpjesëtim ndërmjet dy anëve të një dukurie: bilanc fitoresh; bilanci i punës njëvjeçare; bilanci i kohës.