Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    BILUR

    m. bised.
    1. Porcelan. Enë (pjatë) biluri. I bardhë si biluri.
    2. Xham i pastër; kristal i bardhë. Gotë biluri.
    3. përd. mb. fig. Shumë i pastër, shumë i kthjellët; shumë i bardhë. Është qielli bilur. E mban shtëpinë bilur. I ka llërët bilur.
    4. përd. ndajf. fig. Shumë (me mbiemrat «i bardhë», «i pastër», «i kthjellët»). Bilur i bardhë. I pastër bilur.