Skip Navigation or Skip to Content
X
BIMËSI f.
Tërësia e bimëve që rriten në një vend; bimët që rriten mbi tokë a në ujë, bota e bimëve. Bimësi tokësore (ujore, nënujëse). Bimësi e dendur (e pasur). Bimësi e lartë (e ulët).Bimësi mesdhetare (tropikale).Bimësia e Shqipërisë. Bimësia e maleve (e fushave, e kënetave). Bimësia e detit. Zhvillimi i bimësisë.