Skip Navigation or Skip to Content
X
BINAR m.sh.
1. Tra i hollë, i sharruar e me katër faqe. Binar lisi (plepi, pishe). Binarët e dyshemesë (e çatisë). Pres (çaj) binarë. Mbërtheu binarët.
2. Çdonjëri nga dy trarët e posaçëm prej metali, mbi të cilët ecin rrotat e trenit a të tramit; shinë. Binarët e hekurudhës (e trenit). Shtruan binarët. Këmbeu binarët (treni). Doli nga binarët (treni).
3. vet. sh. fig. Drejtimi, në të cilin zhvillohet një veprimtari, një dukuri etj. ose rruga, në të cilën ecën e vepron një njeri, një organizatë, një shoqëri a një shtet; rrugë, mënyrë; vijë a rrugë e drejtë. Ecën në binarë të drejtë. Është në binarë. Doli (iku, u largua) nga binarët. Hyri (erdhi) në binarë. E solli (e ktheu, e vuri) në binarë. * Ka dalë nga binarët a) ka dalë nga rruga e drejtë, është shthurur, s'është më në rregull; b) ka luajtur mendsh, është çmendur. E vuri në binarë (në udhë, në rrugë, në vijë) shih tek UDH/Ë,~A. Erdhi në binarë (në udhë, në rrugë, në vijë) shih tek UDH/Ë,~A.