Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    BIND

    Ikal.
    1. I mbush mendjen dikujt me arsyetime, me fakte e me prova se diçka është e vërtetë a e drejtë dhe e bëj të besojë plotësisht për këtë; e bëj të pranojë diçka si të vërtetë e të drejtë dhe të mos dyshojë për këtë. Bind shokët. Bind masat. Bind me fjalë (me fakte, me prova). Përpiqem (arrij) ta bind.
    2. bised. Bëj dikë të çuditet së tepërmi, e habit, e mahnit. Bindi botën.
    IIm. sh.
    1. Diçka që ngjall habi me madhësinë ose me pamjen e jashtëzakonshme a të frikshme që ka. Bindi i dheut. Për bind në mënyrë te çuditshme, në mënyrë të jashtëzakonshme e të frikshme.