Skip Navigation or Skip to Content
X
BINDJE f.sh.
1. Veprimi sipas kuptimeve te foljeve BIND, BINDEM. Metoda e bindjes. Forca e bindjes. Me anën e bindjes.
2. Besimi i plotë se diçka është e vërtetë dhe e drejtë; mendim i ngulur e i palëkundur. Bindje e plotë (e patundur, e thellë). Bindje e ndërgjegjshme. Bindje e verbër. Kam (shpreh) bindjen. Krijoj (formoj) bindjen. Flas (veproj) me bindje.
3. kryes. sh. Tërësia e pikëpamjeve që ka një njeri, mendimet që mbështeten në botëkuptimin e tij. Bindje politike (ideologjike, morale, filozofike). Bindje fetare. Formoj bindjet e mia.