Skip Navigation or Skip to Content
X
BINJAK m.kryes.sh.
1. Secili nga dy fëmijët që lindin njëkohësisht nga e njëjta mëmë. Lindi binjakë. Janë binjakë.
2. fig. Send që i ngjan shumë një tjetri dhe që është i lidhur ngushtë me të.
BINJAK mb.
1. Që ka lindur njëkohësisht me një tjetër nga e njëjta mëmë. Motra binjake. Vëllezër binjakë. Qengja binjakë.
2. Që përbëhet prej dy pjesësh të njëjta, dyshe; që ka dy pjesë të lidhura a të ngjitura bashkë ose të rritura bashkë. Qershi (arrë, kumbull) binjake. Lisa binjakë. Çukë binjake. Qime binjake. Gishta binjakë dy gishta të ngjitur bashkë. Enë binjake.
3. fig. Që është shumë i ngjashëm me një tjetër, që është pothuajse njësoj si një tjetër.
4. si em. ~, ~U m. sh. ~Ë, ~ËT. Kalli misri, që përbëhet nga katër a pesë kallinj të vegjël të ngjitur së bashku; vëllezër.