Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    BIR

    m. sh.
    1. Djali kundrejt prindërve të vet: atë e bir; bir në shpirt djalë i birësuar; / kryes. sh. pasardhësit e drejtpërdrejtë, brezi i ri: etër e bij.
    2. Djalë a burrë kundrejt një të moshuari, që e thërret me dashuri si djalin e vet; djalë a burrë prej një krahine; djalë a burrë kundrejt vendlindjes ose kundrejt popullit të vet: eja, bir!; i biri i botës (mospërf.) njëfarë djali; bir nga fshati ynë; bir besnik i popullit.

      Shprehje

      • I biri i njerkës fëmijë që e trajtojnë keq; s'ka bir nëne... s'ka njeri që ta përballojë a t'ia dalë mbanë diçkaje.