BIRUES m.sh.
1. zool. Emër i disa kandrrave dëmtuese, larvat e të cilave shpojnë vrima në pemët. Biruesi i fikut. Biruesi i ullirit. Biruesi i hardhisë. Biruesi i kumbullës.
2. keq. Ai që fut hundët kudo, ai që përzihet në punët e të tjerëve; biramel. Birues i keq.
BIRUES mb.
Që bën vrima; që shërben për të hapur vrima. Krimb birues. Kunj birues.