BISHË f.sh.
1. Kafshë e egër grabitqare, egërsirë. Bishë mali (pylli). Zë bishe. Egërsi prej bishe. E hëngërt (e preftë) bisha! mallk.
2. bised. Ujk. Ra bisha në kope. I çau bisha dy dele.
3. fig. Njeri shumë i egër mizor; përmb. Grup njerëzish gjakatarë. Bisha fashiste. * U bë bishë (ujk) u egërsua shumë, u tërbua nga zemërimi. Si bisha në kafaz shumë i zemëruar; i tërbuar, i egërsuar.