Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    BISHT

    m. sh.
    1. Dhe -ra(t) 1. pjesë e zgjatur dhe e lëvizshme në fund të kurrizit të kafshëve; pjesa e prapme e trupit të shpendëve e mbuluar me pupla: bishtkali (dhelpre, miu); bishti i gjelit (i peshkut); e kapi për bishti; rri në bisht ulem me gjunjë të thyer pa i mbështetur të ndenjurat në tokë, ulem galiç. 2. kërcelli që lidh gjethen, pemën ose lulen me degën a me bimën: bisht kungulli; dardha e ka bishtin prapa (fj. u.). 3. pjesë e diçkaje që vjen si e zgjatur: bishti i lopatës (i tiganit, i lugës); bisht qepe; sy me bisht; yll me bisht kometë; Bishti i Pallës (gjeogr.); bishti i flokëve. 4. edhe fig., pjesa e fundit, fundi: bishti i urës; bishti i trenit; as ballë, as bisht; pa bisht e pa krye pa lidhje, në mënyrë të ngatërruar; e zuri punën nga bishti; mbeti në bisht; e la në bisht ia kaloi; bishti i fshatit (mospërf.). 5. fig. shtesë a diçka tjetër e panevojshme ose e padëshirueshme; diçka e tepërt që të pengon; trillim: erdhi me bisht prapa erdhi me një tjetër të paftuar; u bë bishti i drejtorit (keq.); punë me bishta; nxori bishta. 6. bised. kokë, bagëti (si njësi numërimi): pesë bishta dhen. 7. bot. pjesë e parë e disa emërtimeve të pathjeshta bimësh: bisht daci barishte me kërcell të hollë e me një tufë gjatoshe në majë; bisht gomari barishte e lartë, me gjethe si hala e në tufë, që rritet buzë përrenjve etj.; bisht miu bishtmi.

      Shprehje

      • I bën bisht (diçkaje) i shmanget, i dredhon; e bëri bishtin palë përçm. vdiq; ngordhi; / e uli hundën, i ranë pendët; (u zunë) për bishtin (për të bardhat
      • ) e laraskës; iku me bisht ndër shalë përçm. (iku) i mundur e i turpëruar; më i rëndë bishti se sqepari del më i vogli a dikush më pak i rëndësishëm mbi të madhin a mbi dikë më të rëndësishëm; i kreh bishtin (dikujt) i bën lajka; e merr me të mirë; shkon (lidhet) pas bishtit (të dikujt) keq. lidhet ngushtë me dikë, i bën qejfin dhe vepron si do ai; luan (lëviz, dredh) bishtin keq. shkon me të tjerë (për femra); / nuk qëndron besnik, lëkundet; e mban bishtin përpjetë i është rritur mendja, vret lart; e mblodhi bishtin përb. u shtrua, e uli hundën, s'u ndie më; ngriti bishtin keq. u bë gati për të nisur diçka; / nisi të shthuret (për femra); / iu rrit mendja, nisi të vrasë lart; i shkeli bishtin (dikujt) e preku në një të drejtë; / e zuri ngushtë; e sheh me bishtin e syrit nuk e vlerëson sa duhet; e sheh shtrembër; e vë në bisht të lahutës e vë në lojë, e tall; të vë në bisht të lugës ta hedh kur të duash, të mashtron; i zuri bishti dhjamë ka vënë pasuri e rron mirë; s'e zë njeri për bishti përb. s'ia var askush.