Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    BISHTAJË

    f. sh.
    1. Fryti i disa bimëve, i gjatë e i hollë, i përbërë nga dy fletë të ngjitura, brenda të cilave gjenden farat. Bishtajë e njomë (e thatë). Bishtaja fasulesh. Bishtajat e bathës (e bizeles, e drizës së butë...). Lëshon bishtaja. Mbledh (shkoq) bishtajat.
    2. Lloj fasuleje, frytet e së cilës përdoren të njoma për ushqim, mashurkë; fryti i kësaj fasuleje. Bishtaja të njoma. Mish me bishtaja.
    3. krahin. Lëpushka që mbulon kallirin e misrit.

      Shprehje

      • U bë bishtajë a) u dërrmua, u bë copë-copë; b) u dobësua, u lig shumë.