Skip Navigation or Skip to Content
X
BISK m.sh.
1. Degë e njomë, e hollë dhe e drejtë, filiz; kërcelli i hollë i bimës, që sapo mbin. Bisk i njomë (i ri). Bisku i lules. Bisk hardhie (ulliri). Nxjerr bisk. E ka trupin si bisk.
2. Vijë uji e vogël dhe e hollë; curril i hollë uji, gjaku etj. Bisk uji (gjaku).
3. Gërshet i hollë flokësh; një filli gërshetit. Bisqe të zinj.
4. Lloj qëndisjeje me dorë, në të cilën tegeli bëhet i drejtë dhe pa ndërprerje.
5. përd. mb. I hollë i drejtë e i gjatë; i hajthëm. I ka vetullat bisk. U bë bisk.
6. përd. ndajf. Si fill i drejtë e pa ndërprerje. I doli gjaku bisk.