BISKONJË f.sh.
1. Degë e hollë, e gjatë dhe e drejtë; bisk i ri. Lëshoi biskonjë. Preu një biskonjë. E ka shtatin si biskonjë.
2. fig. Vajzë a grua me shtat të gjatë e të drejtë, vajzë a grua shtathedhur.
3. përd. mb. I hollë, i gjatë e i drejtë si një bisk. Grua biskonjë. Vetull biskonjë.