BISTËR f.sh.zool.
1. Peshk deti me trup të hollë e të gjatë si ngjalë; gjilpërëz.
2. Shpend deti me sqep të gjatë dhe me pendë të bardha.
BISTËR mb.
1. I cemtë. Ujë bistër.
2. Që është shumë i thartë.
3. fig. Që e ka gjuhën shumë të mprehtë, që përgjigjet shpejt, ashpër e të ther me fjalë; gjuhustër.
4. fig. Shumë i shpejtë, shumë i shkathët në punë. Ka një çupë bistër. Është bistër në punë.