Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    BIZANTIN

    Im. sh. hist.
    1. Shtetas i Perandorisë mesjetare të Bizantit.
    IImb. libr.
    1. Që ka të bëjë me Perandorinë mesjetare të Bizantit ose me bizantinët, që është karakteristik për Bizantin ose për bizantinët, i Bizantit ose i bizantinëve; që është krijuar nga bizantinët. Perandoria bizantine. Periudha bizantine. Ushtria bizantine. Studimet bizantine. Kultura (letërsia) bizantine. Arti bizantin. Arkitekturë bizantine. Stil bizantin. Kështjellë bizantine. Burimet bizantine. E drejta bizantine.
    2. fig. keq. Që është karakteristik për sjelljen, qëndrimet e veprimet e shtresave të larta e të zyrtarëve në Perandorinë mesjetare të Bizantit; hipokrit, dredharak, dinak; që merret me hollësi të tepruara e të kota. Sjellje bizantine. Njeri bizantin. Burokraci bizantine. Diskutime bizantine. Dinakëri bizantine.