Skip Navigation or Skip to Content
X
BIZELE f.sh.
1. bot. Bimë kacavarëse njëvjeçare, me lule të bardha ose ngjyrë trëndafili, që bën bishtaja me kokrra të blerta; bishtajat dhe kokrrat e kësaj bime, që përdoren për ushqim. Bizele pranverore. Bizele të njoma (të thata). Krimbi i bizeles. Mish (supë) me bizele.
2. përd. mb. Që ka ngjyrë të blertë të çelur. Ngjyrë bizele. Këmishë (stof) bizele.