BJELLOGARDIST m.sh.
Pjesëtar i forcave kundërrevolucionare, të ashtuquajtura «Garda e bardhë», të cilat luftonin kundër pushtetit sovjetik në kohën e luftës civile në Rusi; anëtar i organizatave ushtarake kundërrevolucionare; kundërrevolucionar.
BJELLOGARDIST mb.
Që ka të bëjë me bjellogardistët, i bjellogardistëve; që përbëhet nga bjellogardistët; kundërrevolucionar. Ushtria (trupat) bjellogardiste. Bandë bjellogardiste. Gazetë bjellogardiste.