Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    BJESHKË

    f. sh.
    1. Mal i lartë me kullota verore. Bjeshkë të larta. Bjeshkë me dëborë. Bari i bjeshkës. Ujë bjeshke. Ngjiten në bjeshkë. Zbresin nga bjeshka. Verojnë në bjeshkë. Është si bjeshka është e bëshme e plot shëndet (zakonisht për vajzat). Të rrojë sa bjeshkët! ur.
    2. Tokë gurishte e jopjellore në vend të thepisur.

      Shprehje

      • E bëri bjeshkë diçka e zmadhoi shumë një punë, e bëri qimen tra, e bëri mizën buall. Sheh përtej bjeshkë (prapa malit) sheh larg, është largpamës. Sikur ka bjeshkën në shpinë e ndien veten shumë keq nga ana shëndetësore; është në një gjendje të rëndë, ka shumë halle e kokëçarje.