BLANË I f.sh.
1. Shenjë ose dangë që mbetet në trup nga një plagë, nga një goditje a nga një sëmundje. Blanë e zezë (e kuqe). Blanë plage. Blanë shpate. Blanë në ballë. Më mbeti blanë. La blanë (plaga).
2. Njollë; shenjë me një ngjyrë tjetër, balë. Blanë drite. Blanë yndyre. Dele me blana.
3. Sëmundje e disa bimëve, që shfaqet me njolla të zeza në gjethet e në frytet. Blana e ullirit. I ra blana.