Skip Navigation or Skip to Content
X
BLEJ kal.
1. Marr një mall në një dyqan ose marr diçka nga një tjetër, duke e paguar me të holla. Blej një palë këpucë (një këmishë, tre metra stof, mish, gjalpë, vezë). Blej një radio (një tryezë.. ). Bleu një shtëpi. E bleu shtrenjtë (lirë). E bleu me para në dorë. Bleu me shumicë (me pakicë). Shet e blen. Këpucën blije sipas këmbës. fj. u.
2. keq. Bëj për vete dikë me anë të ryshfetit, i jap mitë ose dhurata për ta kthyer nga ana ime. E bleu me dhurata.
3. fig. bised. Kuptoj domethënien e diçkaje, e rrok diçka me mend, e marr vesh. Ia bleu fjalën.
4. fig. bised. Përfitoj nga mendimet a nga aftësitë e dikujt; përpiqem të marr vesh diçka prej dikujt. Blen mend. Fëmija blen shumë. * I bleu (i pa) mendjen shih te SHOH. Bli ditë e shko e kalon kohën pa bërë gjë, e shkon kohën kot; shtyn ditën, e zgjat kohën me zor. Të shet e të blen shih te SHES. Shet e nuk blen shih te SHES. E bleu belanë me para shih te PARA,~JA. Bleu qen e i doli këlysh shih te KËLYSH,~I. Djali pa lerë e djepi (festja) blerë iron. shih Peshku në det e tigani në zjarr te PESHK ~U. Gjej njëherë bari, pastaj shko e bli dhi! fj.u. shih te BARI,~U.