BLETË f.sh.
1. zool. Mizë me krahë, me trup të vogël e të murrmë, të mbuluar me push të verdhë, e cila mbledh nektarin e polenin e luleve dhe bën mjaltin e dyllin. Bletë mjaltëse. Bletë e egër. Bletë punëtore. Mizë blete. Mbretëresha e bletëve. Meshkujt e bletëve. Familje bletësh. Thumbi i bletës. Zgjua (koshere) bletësh. Hoje bletësh. Bukë blete pite dylli. Qumështi i bletëve lëng shumë i ushqyeshëm që nxjerrin bletët punëtore nga disa gjëndra të posaçme dhe që ua japin larvave të tyre. Rritja e bletëve. Zukasin bletët.
2. përmb. Tërësia e këtyre mizave, që rrojnë si familje në një zgjua; zgjoi ku rrinë këto miza. Lëshon (roit, hedh) bleta. Pres (mbyt, vras, qeth) bletën. Gumëzhijnë si bleta. Vjen si bletë e plotë.
3. përd. mb. fig. I shpejtë, i shkathët në punë. * Bletë e vulosur shih te VULOSUR (i, e). Si bletë shkëmbi i padobishëm, që nuk jep fryte (për njerëzit). Ia bëri bletë ia mori mendtë, e trullosi; e ngatërroi keq. Mbledh me bar blete shih te BAR,~I I. Bar blete bot. shih te BAR,~I I. Lule blete bot. shih te LUL/E,~JA. Zog blete zool. shih te ZOG,~U.