Skip Navigation or Skip to Content
X
BLI m.sh.bot.
Dru me trup të lartë e të drejtë, me gjethe si zemër e të dhëmbëzuara anës, me lule të verdha të mbledhura në tufë dhe me erë të mirë; lulet e këtij druri, që përdoren për çaj. Bli i butë. Bli i egër. Lule (gjethe) bliri. Era e blirit. Çaj bliri.
BLI m.sh.zool.
Peshk i madh deti me sharrëz mbi kurriz, që e ka mishin të shijshëm dhe që ka vezë të zeza, nga të cilat bëhet havjar i mirë. Bli i bardhë. Bli deti.