Skip Navigation or Skip to Content
X
BLLOKADË f.sh.
1. usht. Rrethim i plotë i një kështjelle, i një qyteti, i një ushtrie ose i një vendi nga forcat e armatosura të kundërshtarit, me qëllim që të mos marrë ndihma e ushqime, të mos jetë në gjendje të veprojë dhe të detyrohet të dorëzohet. Bllokadë ushtarake. Bllokadë tokësore (detare). Vendosi bllokadën. E çanë bllokadën. Hoqën bllokadën.
2. fig. Një varg masash e veprimesh që zbaton një shtet kundrejt një shteti kundërshtar për t'ia prerë lidhjet politike, ekonomike etj. me vendet e tjera, me qëllim që ta vetmojë, ta dëmtojë e ta detyrojë t`u nënshtrohet synimeve politike të tij. Bllokadë politike (ekonomike, diplomatike, financiare). Bllokada imperialiste. Bllokadë e dyfishtë. Në gjendje bllokadë. Bënë (vendosën, shpallën) bllokadën. Çajmë (shpartallojmë, thyejmë) çdo bllokadë. * Bëhem bllokadë bëhem pengesë e pakapërcyeshme.