Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    BLLOKUAR

    mb.
    1. usht. Që është rrethuar plotësisht dhe është veçuar për të mos marrë ndihma e ushqime, me qëllim që të mos jetë në gjendje të veprojë dhe të detyrohet të dorëzohet. Qytet i bllokuar.
    2. Që është ndaluar a është penguar të qarkullojë; që i nënshtrohet një vendimi për t'i pezulluar veprimet me të. Mallra të bllokuara. Fondet e bllokuara.
    3. Që është mbyllur për kalim; që është zënë; që ka mbetur i veçuar për shkak të mbylljes së rrugëve të kalimit. Rrugë e bllokuar.
    4. Që ka pushuar së lëvizuri ose së punuari, që ka ngecur. Krahu i bllokuar. Sondë e bllokuar.