Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    BLOJË

    f.
    1. Kthimi i kokrrave të drithit, të kafesë etj. në miell ose në pluhur, duke i bluar në mulli; bluarje. Blojë e trashë. Mulli (gur) bloje. Makina (fabrika) e blojës. Reparti i blojës. Industria e blojës. E çoi për blojë.
    2. Gjithë mielli i bluar njëherësh në mulli. Një blojë drithi.
    3. Pluhuri që del nga sharrimi i diçkaje. Blojë sharre.

      Shprehje

      • U vu në blojë keq. nisi të flasë pa pushuar, filloi të bluajë si mulli.