Skip Navigation or Skip to Content
X
BLUAJ kal.
1. E bëj drithin a diçka tjetër miell ose pluhur, thërrmoj imët kokrrat (zakonisht në mulli); grimcoj, thërrmoj, brej. Bluaj drithin (misrin, grurin). Bluaj kafenë. Bluan ashpër (butë, imët, trashë). Mulli për të bluar. E ka bluar mola. Kush mëngon, bluan. fj. u. Dhëmbi bluan malin. fj.u.
2. Shtyp e shtrydh ullinj në mulli.
3. Tret ushqimin (në stomak). Bluan stomaku. Bluan ushqimin.
4. fig. Përvetësoj mirë diçka, duke e përsëritur ose duke e përpunuar. E ka bluar mësimin.
5. fig. Sjell e përsjell nëpër mend diçka për të gjetur një zgjidhje; e rrah me mend diçka nga të gjitha anët, shoshit. Bluan një mendim. Bluaj me mend (në mendje, ne kokë). Bluaj gjatë. Bluaj me vete (përbrenda). Secili bluante me kokë të vet. Bluaje, pa thuaje! fj.u.
6. fig. Mendoj t'i bëj tjetrit keq, shestoj me mend një veprim të keq, mendoj diçka të keqe. Seç bluan ai (në kokë)! Bluan diçka të fshehtë.
7. fig. I sjell dhembje të thella ose mundime të vijueshme, e mundoj. Më bloi reumatizmi.
8. bised. Flas shumë dhe kot, llomotit, grij. Bluan kot. Bluan me të thatë. Le të bluajë sa të dojë! Bluan si mulliri pa kokrra. * Bluante (hante) egjër shih tek EGJ/ËR,~RA. Bluan imët shih tek IMËT. Bluan (pret) trashë shih tek TRASHË. Bluan të trasha flet mbarë e prapë, thotë budallallëqe. S'bluan më ai mulli shih te MULLI, ~RI. Ai mulli s'e bluan dot atë misër shih te MULLI,~RI. Mulliri bluan me aq ujë sa ka fj. u. shih te MULLI,~RI.