BOBO pasth.
1. Përdoret kur shprehim keqardhje, dhembje ose vuajtje për një fatkeqësi; bubu, oh. Bobo, ç`e gjeti! Bobo, ç`u rrëzua! Bobo, i shkreti ai!
2. Përdoret kur shprehim habi para një të papriture ose për diçka jo të zakonshme; obobo. Bobo, sa thellë qenka! Bobo, sa shumë male! Bobo, sa e paska kokën!
3. Përdoret kur shprehim shqetësim për diçka të papëlqyeshme që mund të ndodhë, frikë para një rreziku etj.; obobo, bubu. Bobo, kush i del atij përpara!
4. Përdoret kur shprehim mërzi ose kur nuk kemi dëshirë për të bërë diçka. Bobo, kush ia hyn asaj pune.