BOÇE
f. sh.
- [Boç/ë,-a f. sh. -a(t)] 1. diçka e rrumbullakët, zakonisht sa një arrë a sa grushti; kokërr, topth: boçe pishe (pambuku); boça e fytit (anat.) fikthi; boçë dëbore; boçat e syve; boça e vezës e verdha e vezës; boçë misri koçan; boça e kandarit; / burbuqe: çeli boçe. 2. lëvozhga e tultë e kokrrës së arrës, të gështenjës etj.; shark.
Shprehje
- (Flet) me boçe në fyt flet keq e s'kuptohet ç'thotë; belbëzon.