Skip Navigation or Skip to Content
X
BOÇKË f.sh.
1. Fryti i disa pemëve, që ka trajtën e një kokrre të rrumbullakët e të fryrë. Boçkë arre (gështenje). Boçkat e qershisë. Lëshon boçka. Sa një boçkë.
2. bot. Bimë mjekësore shumëvjeçare, e helmët, me rrënjë si të qepës, me lule të bardha si në të blertë dhe të mbledhura në vile, që del nëpër shkëmbinj në viset bregdetare; qepë deti. Boçkë bregdetare. Boçka e kuqe. Kokë boçke.
3. përd. mb. Që bën kokrra të mëdha e të rrumbullakëta (për pemët si arra, fiku, kajsia, kumbulla, qershia etj.); kokërrmadh. Arrë (kumbull, gështenjë, qershi) boçkë. Vezë boçkë. * Trupi boçkë e mendja lomçkë mospërf. i madh nga trupi, po i vogël nga mendja, i papjekur.