Skip Navigation or Skip to Content
X
BODRUM m.sh.
1. Dhomë poshtë katit përdhes të një ndërtese, që përdoret zakonisht për të mbajtur ushqime, dru e sende të tjera; qilar; vend i mbyllur, i errët e me lagështirë. Bodrumi i shtëpisë. Bodrumi i kalasë. Merimanga e bodrumeve. zool. Zbres në bodrum. Strehohej në bodrum. Ruaj (mbaj) në bodrum.
2. Gropë nën tokë, pa dritë e me lagështirë.
3. vjet. Burg. E futën në bodrum.