Skip Navigation or Skip to Content
X
BOHÇE f.sh.
1. Copë pëlhure katërkëndëshe, zakonisht e punuar në vegjë dhe me zbukurime, me të cilën mbështjellim plaçka për t'i marrë me vete kur udhëtojmë ose për t'i ruajtur; plaçka të mbledhura e të lidhura tok në një shami të madhe. Bohçe e qëndisur (me lule). Lidh (zgjidh) bohçen. Mbledh në bohçe. Një bohçe plaçka pak plaçka.
2. Përparëse e gjatë dhe e gjerë prej leshi a prej pambuku, e punuar në vegjë e zakonisht me zbukurime. Bohçe e zezë (e kuqe). Bohçe leshi (pambuku). Vë (heq) bohçen. Mbush bohçen.