BOJË
If. bised.
- Shtat; lartësi sa shtati i njeriut: hodhi bojë; i thellë një bojë njeriu.
IIf. sh.
- Lëndë për të ngjyer rroba, për të lyer sende të ndryshme, për të shkruar etj.: bojë e kuqe (e bardhë); bojë vaji; bojë leshi (muresh, këpucësh, flokësh).
- Ngjyrë: bojë argjendi (bari); / bised. ngjyra e fytyrës ose pamja e përgjithshme e njeriut, çehre: ia tregon boja; mos ia pafsha bojën! (mallk.).
Shprehje
- I doli boja u zbulua se kush ishte; / i iku vlera; humbi emrin e mirë; u bë bajat; / s'ka pikë turpi, i plasi cipa; i dha një bojë e zbukuroi nga jashtë për të fshehur thelbin e vërtetë; i humbi boja u zhduk, nuk gjendet askund; ia nxori bojën keq. ia zbuloi fytyrën e vërtetë para të gjithëve; pa u tharë (mirë) boja libr. pa kaluar shumë kohë, shpejt (pas një vendimi); si boja, goja flet pa pikë turpi.