BOKS I m.sport.
1. Ndeshje sportive, në të cilën secili prej dy kundërshtarëve përpiqet të mposhtë tjetrin, duke e goditur me grushte të veshura me doreza të posaçme lëkure; sporti i ndeshjes me grushte, sipas disa rregullave të caktuara. Ndeshje boksi. Doreza boksi. Bënë boks.
2. sh. ~A, ~AT bised. Goditje me grusht, grusht; ndeshje me grushte. I dha një boks. U zunë me boksa.